Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Veliaj me drejtoreshën e BERZH: Bashkëpunim për kthimin e Bregut të Lumit në park linear me pemë

13:53 / June 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 06 24 at 1.51.46 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësues të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për të cilët tha se janë “aleatët e Tiranës në ditë të vështira”. Veliaj theksoi disa investime që Bashkia e Tiranës po kryen në bashkëpunim me BERZH-in. Ai dha lajmin e mirë për kthimin e zonës së Bregut të Lumit në një park linear, si vijim i projektit të Pyllit Orbital.

“Kemi identifikuar zonën e Bregut të Lumit për ta kthyer në një park linear me pemë, por ndërkohë jemi në hapat e fundit për përfundimin e skemës së financimit të pjesës së Pyllit Orbital, që përshkon lumin e Tiranës. Ky projekt do të ketë jo vetëm funksionin e parandalimit dhe fortifikimit për pëmbytjet, rrëshqitjet dhe problematikat që i kemi zgjidhur te Bregu i lumit, por e kthen lumin e Tiranës në një shëtitore. Aty ku ka gjelbërim, parqe dhe korsi biçikletash vlera e pronës rritet sepse të gjithë duan ta kenë shtëpinë aty pranë”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se investimet e tjera, në bashkëpunim me BERZH-in, kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisë së ujit në qytet, si dhe përmirësimin e transportit publik. Drejtoresha për Infrastrukturën në BERZH, Susan Goeransson, tha se Tirana është një qytet që ka ide të mira për investime.

“Tirana është pjesë e familjes së qyteteve të gjelbra, prandaj ne i kthejmë sytë gjithmonë këtej për ide të mira. Sot patëm një takim fantastik, duke diskutuar mbi mënyrat sesi mund të punojmë për projektin e Pyllit Orbital, përmirësimin e transportit dhe përmirësimin e cilësisë së ujit. Jemi të kënaqur që punojmë me kryebashkiakun dhe skuadrën e tij”, përfundoi ajo.

WhatsApp Image 2022 06 24 at 1.51.44 PM

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tensionet në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

17:37 / October 31, 2026

SHBA-të do të dëbojnë afganët drejt Pakistanit

16:57 / October 31, 2026

Identifikohen 5 protestues të maskuar/ Policia: Tre janë përsëritës, gjobë 500 mijë lekë

16:51 / October 31, 2026

Fermerët në Vlorë, të kënaqur me prodhimin e ullirit

16:43 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.