Gjigandi i industrisë motorike Toyota po tërheq 2700 nga automjetet e tij të para tërësisht elektrike të prodhuara në masë për shkak të shqetësimeve se rrotat e tyre mund të bien.
Një zëdhënës i tha BBC-së se bulonat në rrotat e bZ4X “mund të lirohen deri në pikën ku rrota mund të shkëputet nga automjeti” pas “përdorimit me kilometrazh të ulët”.
Tërheqja vjen më pak se dy muaj pasi makina u lançua në Japoni. Prodhuesi i makinave Subaru thotë gjithashtu se për të njëjtën arsye do të tërheqë 2600 makina elektrike që ka zhvilluar me Toyota.
Të premten, Toyota tha në një deklaratë se kishte lëshuar një tërheqje sigurie për 2700 SUV bZ4X në SHBA, Europë, Kanada dhe Japoni.
