Gjenerali rus Andrew Gurulyov, njëherësh aleat i ngushtë i Vladimir Putin, kërcënoi Mbretërinë e Bashkuar dhe paralajmëroi se nëse një luftë botërore do të shpërthejë, Londra do të jetë objektivi i parë që Rusia do të “godasë”.
Ai shtoi se Rusia “nuk do të fillojë nga Varshava, Parisi apo Berlini”.
“Kërcënimi për botën vjen nga anglo-saksonët”, theksoi ai.
“Ne do të shkatërrojmë të gjithë grupin e satelitëve hapësinorë të armikut gjatë operacionit të parë ajror. Askujt nuk do t’i interesojë nëse janë amerikanë apo britanikë, ne do t’i shohim të gjithë si NATO. Së dyti, ne do të zbusim të gjithë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, kudo dhe 100%”, shtoi Gurulyov.
