Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e biznesmenit Rroli në Laç për hakmarrje, flet autori i krimit: Më rrahën e më thyen këmbët 

21:52 / June 24, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4E5C84D4 24CD 43B8 8598 41CBF9231716
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Dy persona janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Kurbinit me akuzën e vrasjes së Rakip Rrolit në dhjetor 2021. Të pandehurit Llej Lika dhe Klaudio Gjexhaj sipas hetimeve e kanë kryer ngjarjen për hakmarrje. Viktima disa kohë para ngjarjes kishte dhunuar Llej Likën, duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike.

Prokuroria e Kurbinit, i ka dhënë fund hetimit për vrasjen e Rakip Rrolit, ngjarje kjo që tronditi qytetin e Laçit.

Dosja është dërguar në gjykatë me dy të pandehur, Llej Lika dhe Klaudio Gjexhaj.

Njëherësh prokuroria ka vendosur të pushojë ndjekjen penale për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”, ndaj babait të Llej Likës, Skënder Likës, dhe minorenit David Gega, të cilët u proceduan pas ngjarjes.

Autori i vrasjes së Rakip Rrolit ka pranuar se ka qëlluar ndaj bashkëfshatarit të tij në 10 dhjetor 2021 në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Sipas tij, ngjarjen e ka kryer në shenjë hakmarrje, pasi Rakip Rroli, së bashku me dy djemtë dhe shokët e tyre në muajin korrik 2021, e kishin rrahur me sende të forta në qendër të fshatit.

Si pasojë e goditjeve, Llej Lika, u ka treguar prokurorëve se personat i kishin thyer dy këmbët, duke sjellë probleme në ecje.

Autori në dëshminë e tij, ka treguar se për kryerjen e vrasjes së Rakip Rrolit, ka bashkëpunuar me shokun e tij, Klaudio Gjexhaj.

Ky i fundit fillimisht ka treguar se ka qenë rastësisht në makinën e përdorur në vrasje, por pas analizimit të pamjeve filmike ka rezultuar dhe provuar nga dëshmia e Likës, se Gjexhaj ka qenë shofer i “Benz-it” që u përdor në këtë krim.

Lika ka treguar se mëngjesin e 10 dhjetorit 2021 kanë mbajtur në mbikqyrje shtëpinë e Rakip Rrolit, me shpresën e daljes së tij ose djemve nga shtëpia.

Në kamerat e sigurisë, policia ka konstatuar se në ikje e sipër, në “Benz-in” e përdorur në vrasje janë dy persona, Klajdi Gjexhaj dhe Llej Lika.

Ndërsa sipas dëshmisë së vetë Llej Likës dhe banorëve të zonës, pas kryerjes së krimit, Lika ka shkuar në vendin ku ishte dhunuar në 8 korrik 2021 nga Rakipi dhe dy djemtë e tij, duke qëlluar një breshëri automatiku në ajër dhe bërtitur me zë të lartë se e kishte marrë hakun.

Pas ngjarjes së rëndë dhe largimit të autorëve, policisë së Lezhës i është dashur të përdorë pajisjen gjurmuese “IMSI-Catcher”, për lokalizimin dhe arrestimin e Llej Likës dhe Klaudio Gjexhaj./Ora News/

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.