Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Furtuna sapo ka filluar”/ Kreu i Kadastrës paralajmëron grabitësit e pronave: Shkon Lamja natën djeg regjistrat…

12:57 / June 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lame
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Kadastrës ka paralajmëruar se “furtuna sapo ka filluar” për të gjithë ata që kanë vendosur duart në regjistrat e pronave.about:blank

Teksa shpërndante legalizimet në Synej, Artan Lame shprehu bindjen se “Prokuroria do t’i hyjë me themel kësaj çështje” dhe do jetë një kalvar dhe proces i gjatë kontrolli për ta.

Ai siguroi të gjithë qytetarët që kanë me letra e djersë, prona e tyre do të jetë e sigurt, duke iu drejtuar: “Mos dëgjoni broçkullat poshtë e përjetë, jo i dogji, jo ngrihet natën, jo shkon Lamja natën djeg regjistrat”.

Artan Lame: “Dua të garantoj të gjithë qytetarët se prona e tyre, kushdo që e ka me letra dhe me djersë është e sigurt. Mos dëgjoni broçkullat poshtë e përjetë, jo i dogji, jo ngrihet natën, jo shkon Lamja natën djeg regjistrat. Prona e qytetarëve është e sigurt, unë dola në televizor dhe inventari është bërë pikërisht për këtë gjë. Është vënë një ditë zero, nga këtej nuk ndodh më asgjë, Prokuroria të vijë e të kontrollojë çfarë është bërë nga kjo ditë e më përpara, neve garantojmë që me pronën nuk luhet më. Ama të gjithë ata që kanë vendosur dorë mbi ato arkiva, të gjitha organizmat zyrtare të këtij shteti kanë të drejtën e Zotit të vijnë dhe ti kontrollojnë, e të kërkojnë llogari. Rrini të qetë për pronën tuaj të ligjshme, jam i bindur që Prokuroria do i hyjë me themel dhe ta vazhdojë këtë hetim, por unë besoj, s’më takon mua se nuk bëj parashikime të paprovuara, do jetë një histori shumë e gjatë, një furtunë që sapo ka filluar, furtuna e kontrollit se çfarë është bërë në vite dhe dekada me regjistrat e pronave. Do jetë një kalvar i gjatë dhe një proces i gjatë kontrolli për ta.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Defekti që paralizoi për orë të tëra fluturimet në SHBA, ja çfarë e shkaktoi, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë përsëri

14:59 / November 15, 2026

Shqipëria luan “finale”/ Në orën 18:00 në Budapest, kuqezinjtë përballen me Bjellorusinë

13:35 / November 15, 2026

Maratona e Tiranës, në garë edhe personat me aftësi të kufizuara/ Vlerësohen me çmime, Bisha: Sporti është për të gjithë

12:57 / November 15, 2026

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.