Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, i është hakuar llogaria e tij zyrtare në Facebook dhe autorët i kanë kërkuar para për t’ia rikthyer, raportojnë mediat kosovare.
Policia ka konfirmuar rastin duke thënë se janë njoftuar mbrëmjen e së premtes, rreth orës 20:30, duke regjistruar procedimin për “Hyrje në sistemin kompjuterik”.
“Rr. Ismail Koci, Gjakovë 24.06.2022-20:30 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të dyshuar të panjohur i kanë bllokuar llogarinë e tij në rrjetet sociale si dhe kanë kërkuar nga ai një shumë parash”, thuhet në raportin e policisë.about:blank
Edhe i biri i deputetit Kokaj, Agon Kokaj, ka bërë një njoftim në Facebook-un e tij personal duke paralajmëruar se llogaria e deputetit është hakuar dhe për çdo mesazh që mund të dërgohet nga Facebook-u i tij nuk është i shkruar nga i ati.
