Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish pas viteve të pandemisë, ku aktivitetet ishin ndaluar. Institucionet e artit dhe kulturës, kanë prodhuar dhe kanë rivënë 184 shfaqje më shumë krahasuar me vitin 2020, përkatësisht 512.
Ajo që vihet re është se edhe pse në 2021 masat u letësuan numri i shikuesve ka rënë me 242 persona më pak se në 2020. Numri total i spektatorëve në 2021 ishte rreth 40 mijë.
Frekuentimi më i lartë në institucionet e trashëgimisë kulturore ishte nga vendasit me 60,2 %. Fusha si “Arte”, “Shkenca Humane dhe Gjuhët”, “Gazetari dhe Informim”, dhe “Arkitekturë dhe Ndërtim” janë preferuar nga gratë.