Meridian Ramçaj, ish-banor i “Big Brother Vip” ka ironizuar marrëdhënien e Ilir Shaqirit dhe Sabianit, raport që u krijua në shtëpinë e BBV, por u kris pas përfundimit të këtij formati.
I ftuar në “Fitstation”, Meridiani, më nota ironie, dha një koment edhe për mungesën e këngëtarit në dasmën e Ilirit.
“Çfarëdo të ndodhte unë vëllait do t’i shkoja në dasmë, nuk e di çfarë gjëje e keqe ka qenë, por prapë vëllait do t’i shkoja në dasmë”, tha ish-banori.