Aleksandër Sadikaj, 27-vjeçari që mbeti i vrarë në atentatin e ndodhur gati tre javë më parë në rrugën e Saukut, rezulton të jetë i përfshirë në kultivimin dhe prodhim e trafikut të lëndëve narkotike.
Referuar dosjes shtetasi me inicialet D.H., kundrejt shumës 25 mijë euro ka blerë 100 kg hashash. Këtë informacion blutë e kanë marrë më 20 tetor të vitit 2017, ndërsa hashashi është marrë në nëntor të vitit 2016.
Për shumën e konsiderueshme të parave që ky shtetas i detyrohet personit nga fshati Buz, ku sipas informacioneve policore dyshohet se është Sadikaj, D.M. ka pasur debate me të ndjerin duke pretenduar se nuk do t’ia kthente më sasinë prej 100 kilogramë hashash që kishte marre nga ai se ja kishin vjedhur dhe se nuk kishte leke që t’i jepte. Gjithashtu, në dosje thuhet se shtetasi D.H., në bashkëpunim me shtetasin D. M., nën kërcënimin e armëve i kanë vjedhur shtetasit Z.B., një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.