Modelja Erjola Doçi ka sqaruar deklaratën që bëri bujë pak javë më parë, ku shprehej se kujdesi që i kushton mirëmbajtjes së lëkurës kap shifrën 2 mijë euro në muaj.
“Sa shpenzon për të qëndruar në formë? Dy mijë euro vetëm për kremra. Nuk po flas për parfume dhe gjëra të tjera, por për fytyrën deri në dy mijë euro në muaj minimumi që i shpenzoj, pasi kremrat që përdor realisht janë goxha të kushtueshëm. Dy mijë euro nuk është absurde se nuk ka të bëjë vetëm për fytyrën se dhe për këmbët. Unë kam krehër për këmbët, që pas dushit kreh këmbët që të jenë në gjendjen e tyre më të mirë. Nuk ka të bëjë kostoja, por fatkeqësisht na ka bërë Zoti të shtrenjtë”, ka thënë Erjola Doçi.
Doçi tregoi se nga i gjeneron këto të ardhura.
“E para më mban Erjola, familja, e dyta e kam thënë që herë me bashkëpunime herë pa bashkëpunime. Është prioriteti im. Nuk konsumohem si imazh dhe bashkëpunoj kur duhet”, tha ajo.