Pasi fitoi gjyqin ndaj ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, aktori Johnny Deep mori një shifër të majme si dëmshpërblim.
Pas kësaj gjërat duken akoma më të thjeshta për aktorin, pasi thuhet se po i ofrohet një shumë marramendëse parash për t’u rikthyer në rolin e Kapiten Jack Sparrow tek filmi Piratët e Karaibeve.
Mesa duket, fansat e aktorit mund të kenë arritur më në fund dëshirën e tyre pasi një raport i ri pretendon se yllit i është ofruar një marrëveshje krejt e re nga Disney, me vlerë 300 milionë dollarë.
Tani pritet që vetë aktori të konfirmojë zërat dhe të rikthehet sërish në personazhin më të dashur për ndjekësit, siç është Kapiten Jack.
