Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Si të dallojmë parfumin origjinal nga imitimi

16:37 / June 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
main qimg f9e00b8cac7e85712dc0d8f763618303 lq
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Blerja e një parfumi të falsifikuar jo vetëm që mund të ju bëjë të ndiheni të mashtruar dhe të mërzitur, por gjithashtu mund të rezultojë i dëmshëm për shëndetin tuaj. 

Megjithatë, ka disa shenja që do t`ju ndihmojnë të dalloni edhe falsifikimet më të përsosura.

Kontrolloni kapakun

Parfumet origjinale zakonisht kanë kapakun mjaft të trashë dhe të përkulur në mënyrë të përsosur, në mënyrë që të mund të ngjitet fort në kuti. Nëse kapaku nuk është vendosur mirë, është shenjë e një parfumi të falsifikuar.

Paketimi

Nëse paketimi i kutisë së parfumit është i mbyllur në një mënyrë jo tërheqëse (qepja është e pabarabartë ose ka ngjitës të tepërt), atëherë parfumi nuk është origjinal. Kutia e vërtetë është prej kartoni me cilësi të lartë dhe është krijuar për të mbrojtur shishen nga dëmtimet. Kjo është arsyeja pse brenda kutisë ka një konstruksion të veçantë që mban shishen e parfumit në vend. Kartoni duhet të jetë i bardhë, jo ngjyrë hiri.

Etiketat dhe mbishkrimet

Shikoni rrethin e artë. Shigjeta që tregon djathtas duhet të jetë gjithmonë më e errët se shigjeta që tregon majtas. Kur blini parfum, mos hezitoni të kontrolloni faqen e internetit të prodhuesit për të parë nëse informacioni i publikuar përputhet me atë në paketim.  Edhe mospërputhja më e vogël është shenjë e falsifikimit.

Dizajni

Mos harroni të inspektoni me kujdes shishen e parfumit përpara se ta blini, sepse ka falsifikime që janë shumë të ngjashme në pamje dhe erë me disa parfume të stilistëve të lartë.

Ngjyra

Markat e njohura nuk përdorin shumë ngjyra në produktet e tyre, kjo është arsyeja pse ngjyra e një parfumi autentik është zakonisht e zbehtë. Ngjyra e habitshme “kimike” e lëngut është një shenjë e një parfumi fals.

Numri i serisë

Numri serik duhet të shënohet në fund të shishes (jo i ngjitur) dhe numri në shishe duhet të përputhet me numrin në fund të kutisë.

Shishja

Parfumi origjinal do të ketë një shishe cilësore me një sipërfaqe të lëmuar. Shishja e parfumit të rremë është pak e ashpër dhe e parregullt.

imitim origjinal parfum
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat

21:02 / March 16, 2026

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

17:08 / March 15, 2026

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

17:19 / February 8, 2026

5 sfida të thjeshta që mund t’ju zgjasin jetën, mjekët: Ndryshimi nis që në mëngjes

23:02 / January 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.