Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Shpeshherë jam me burrin tuaj”, Zhaklin Lekatari debaton me gruan e pastorit Akil Pano

19:34 / June 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lakatari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është trajtuar debati në rrjet mes Fifit dhe Zhaklinë Lekatarit. E gjitha nisi kur këngëtarja postoi foto me të dashurin e saj, Adis Patushin krahas së cilës shkruante: “Përtej dashurisë! S’jemi të parët ne jetët tona, po një gjë e di, ty do të të dedikoj veten. M’fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashuria që e kërkova për vite me radhë. Të dua”, ishin këto fjalët që shkroi Fifi krahas postimit të saj në Instagram.

Në lidhje me këtë dedikim që artistja Fifi ka bërë për partneri e saj, ka reaguar gazetarja Zhaklinë Lekatari e cila në rrjetet sociale ka shkruar se është ndjerë e neveritur nga deklarata e këngëtares, pasi sipas saj po u mëson vajzave që ta ruajnë veten vetëm për një person.

Këto deklarata janë komentuar në studion e “Rudina” në Tv Klan duke ndezur një debat mes gazetares Zhaklinë Lekatari dhe bashkëshortes së pastorit Akil Pano, Linditës.

Iva Tiço: Ne jetojmë mes 2 brezave, jetojmë nga njëra anë me brezin e gjyshërve. Unë në këtë rast, në këtë debat e kanë bërë portalet. Ato titujt e portaleve… Zhaku mund të kursente fjalën neveri.

Lindita Pano: Jo vetëm neveri, por edhe gjesti në fund fare për mua është gjest diskriminues ndaj Fifit dhe pa respekt.

Zhaklinë Lekatari: Zonja Pano, ju nuk kuptoni një gjë, ne nuk jemi të gjitha njësoj. Zonja Pano, të lutem, po të drejtohem, a mund të më shohësh? Zonja Pano, a mund të më shihni apo nuk më shihni dot? Unë po flas me ju tani. Po flitet për mua. A mund të më shikoni kur unë ju flas sepse e keni bërë disa herë që nuk më shikoni. Kjo quhet edukatë në dialog dhe në debat. Zonja Pano, unë besoj se ju më keni parë shpeshherë në debat dhe në panele të tjera dhe ju e dini që kjo jam unë.

Lindita Pano: Nuk të kam parë shpesh në fakt.

Zhaklinë Lekatari: Çudi sepse unë shpeshherë jam me burrin tuaj në debate dhe besoj se ju e shihni burrin tuaj kur del në emisione.

Lindita Pano: Ka raste edhe që nuk e shoh.

Zhaklinë Lekatari: Në ato raste kur e keni parë burrin tuaj, kam qenë dhe unë atje dhe besoj që jeni në dijeni që unë dhe burri juaj kemi pasur shumë debate.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

Dua Lipa “surprizon” Shakirën në Madrid: Më duket se jam në ëndërr

10:47 / October 4, 2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

22:58 / October 2, 2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

22:22 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.