Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fiksi zbulon pedofilin italian, që ngacmon 13- vjeçaren: S’je e vogël, do të mbuloj me para!

21:10 / June 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1656354137xped 917
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emisionin Fiks Fare. Këtë herë bëhet fjalë për një shtetas italian i vendosur prej një viti në vendin tonë. Shtetasi italian i quajtur Donato Ascoli prezantohet tek të miturat 13 vjecare si një person që do i mbajë me para nëse ato kryejnë marrëdhënie seksuale me të.

Fillimisht në redaksinë e emisionit Fiks Fare ka mbërritur një informacion se një i moshuar italian ngacmon vajzat e mitura, ku mjafton që një e tillë t’i afrohet ai fillon ta ngacmojë dhe t’i kërkojë takime .

Emisioni Fiks Fare duke marrë parasysh këto informacione ka nisur një investigim disa ditor për ta vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një pedofil.

Bashkëpunëtorja e Fiksit madhore, por e prezantuar si 13 vjeçare i afrohet shtetasit italian duke i kërkuar telefonin për të marr vëllain e saj, pasi i kishte mbaruar oferta.

Këtu nis dhe biseda e parë e të moshuarit me vajzën duke i kërkuar asaj të qëndrojnë bashkë dhe t’i bëjnë masazh njëri- tjetrit.

I moshuari italian e pyet vajzën për moshën dhe i jep numrin e tij të telefonit duke i thënë se mosha e saj 13 vjeçare nuk është problem.

Ai i thotë që të mos i tregojë askujt për takimin dhe bisedat e tyre. Italiani i shkruan vazhdimisht vajzës në Whatsaap edhe pse ajo ia bën të qartë disa herë që është vetëm 13 vjeçe.

Ndërkohë i moshuari i thotë se kjo është mosha e duhur për të kryer marrëdhënie seksuale, pasi po te mbushësh 20 vjeç quhesh e plakur.

Gjithashtu i thotë të mitures se do ta marrë në apartamentin e tij për ta mësuar si të kryejë marrëdhënie seksuale. Po online italiani i kërkon të miturës që t’i dërgojë foto nudo. Pas bisedave në ëhatsup bashkëpunëtorja e Fiksit lë takim me të moshuarin në një qendër tregtare në Durrës.

Gazetarët e Fiksit duke parë bisedat, ku i moshuari ja kishte bërë të qartë vajzës qëllimin e tij për t’a marrë në apartament për masazh dhe se do e mbante me lekë ,kërkojnë menjëherë bashkëpunimin e Policisë së Durrësit për këtë rast.

Në takim Donato Ascoli i thotë vajzës së mitur se do kryejnë marrëdhënie seksuale pavarësisht se vajza këmbëngul se është fëmijë. Madje e fut vajzën në tualetet e qendrës tregtare dhe masturbohet para saj.

Më pas i kërkon që të shkojnë në hotel. Rrugës për në hotel i jep 5 mijë lekë të vjetra duke i thënë se do i jepte para sa herë që të shkonte me të. Vajza vazhdon të këmbëngulë për moshën e mitur . Italiani e orienton vajzën drejt hotelit.

Në momentin që ai është duke bërë pazaret në recepsion për dhomën e hotelit ndërhyjnë forcat e operacionales së Durrësit . Policia ka shoqëruar shtetasin italian në komisariat për procedurat e mëtejshme.

Pas 3 ditësh Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.