Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, një veprim që u dënua si aneksim i paligjshëm nga shumë liderë botërorë.
Por sot ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar për shpërthimin e një lufte nëse ndonjë vend i NATO-s cënon Krimenë. Për çdo shkelje në gadishull mund të përbëjë shpallje lufte ndaj Rusisë.
“Për ne, Krimea është pjesë e Rusisë. Dhe kjo do të thotë përgjithmonë. Çdo përpjekje për të cenuar Krimenë është shpallje lufte kundër vendit tonë. Dhe nëse kjo bëhet nga një shtet anëtar i NATO-s, do të thotë konflikt me të gjithë aleancën e Atlantikut të Veriut; një Luftë e Tretë Botërore. Një katastrofë e vërtetë”,-tha Medvedev.
