Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pesë sfidat e Samitit të NATO-s në Madrid

11:12 / June 28, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
NATO 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë janë sfidat kryesore të samitit të NATO-s, i cili vjen në një moment kritik në historinë 73-vjeçare të Aleancës EuroAtlantike. Në prag të samitit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi një ndryshim thelbësor në parandalimin dhe mbrojtjen e aleancës, duke forcuar mbrojtjen në kufijtë lindorë me më shumë se 300.000 trupa. Aleanca përballet me sfida të shumta, nga lufta hibride, te destabilizimi i Ballkanit, sulmet kibernetike, dhe çfarë duhet bërë me fuqinë ushtarake në rritje të Kinës.

Shmangia e përshkallëzimit të luftës në Ukrainë

30 shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë edhe fuqitë bërthamore SHBA, Britani dhe Franca nuk duan të hyjnë në luftë me Rusinë. Sfida më e madhe në muajt e fundit mbetet sesi të ndihmohet Ukraina që të vetëmbrohet përballë sulmit rus. Samiti i Madridit do të duhet të përcaktojë masën e ndihmës ushtarake që vendet e NATO-s mund të ofrojnë dhe për sa kohë.

Sfida e dytë është ruajtja e unitetit

Nëse Rusia do të kishte sulmuar vetëm Donbasin dhe nuk do të kishte pushtuar të gjithë Ukrainën atëherë ne nuk do të kishim parë një unitet të tillë. Gjashtë raunde të sanksioneve të BE-së po dëmtojnë seriozisht ekonominë e Rusisë dhe Gjermania ka anuluar Nord Stream 2. Ka përçarje në aleancën perëndimore se sa duhet të ndëshkohet Rusia dhe sa mund të preken ekonomitë perëndimore.

Siguria në shtetet baltike mbetet një tjetër çështje thelbësore

Vendet e Baltikut kanë potencialin të jenë një pikë e madhe përplasjeje midis NATO-s dhe Rusisë. Estonia, Letonia dhe Lituania ishin dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik. Sot janë kombe të pavarura dhe të gjitha në NATO. Ka katër grupe luftarake shumëkombëshe të stacionuara në këto tre vende. Britania e Madhe kryeson a në Estoni, SHBA në Poloni, Gjermania në Lituani dhe Kanadaja në Letoni. NATO e di mirë se ato janë shumë të vogla për të parandaluar një pushtim të bashkërenduar nga ushtria e ruse.

Aplikimi i Finlandës dhe Suedisë që kundërshtohet nga Turqia

Në NATO do të diskutohet edhe nëse do të pranojë më vonë partnerë të rinj sikundër Gjeorgjia apo Moldavia.

Rritja urgjente e shpenzimeve për mbrojtjen

Anëtarët e NATO-s janë të detyruar të shpenzojnë 2% të PBB-së së tyre vjetore për mbrojtje, por jo të gjithë e bëjnë këtë. Edhe më shqetësuese është se si Rusia ashtu edhe Kina janë përpara Perëndimit në zhvillimin e raketave hipersonike. Shefat ushtarakë paralajmërojnë se nëse NATO nuk forcon sigurinë e saj tani, atëherë kostoja e agresionit të mëtejshëm rus në të ardhmen do të jetë më e madhe.

nato
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.