Kryeministri Edi Rama ka komentuar qëndrimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili thotë se krahasuar me vitin 2018 kemi 65 mijë lopë, 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak.
Rama pyet se ku ikën lopët, kur sot Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon.
“Meqë kemi dëgjuar shumë që qumështi falimentoi, ikën lopën, po ju them se Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon. Më thoni ku ikën? Nëse shikojmë realitetin me shifrat e konsumit ne na dalin pyetje të tjera si bëhen statistikat, si janë regjistruar miliona lopa që u zhdukën, kanë ngordhur. 97% e qumështit që konsumohet në Shqipëri, prodhohet në vend”.
