Deputetja e PS-së, Luljeta Bozo ka folur për procesin e rindërtimit, ku ka mohuar pretendimet se ka pasur abuzime apo se procesi nuk ka qenë i mirërealizuar.
Për “Panorama.al”, kohë më parë ajo tha se “qeveria ia ka dalë duke u dhënë qytetarëve vila që as nuk i kishin ëndërruar”. E pyetur nëse ështe penduar për angazhimin në politikë, Bozo e mohoi. Ajo shtoi se do të japë maksimunimin e saj në Parlament.
“Po të isha penduar do të kisha dhënë dorëheqjen. Përderisa njerëzit më votuan, unë do të bëj maksimumin e mundshëm për ta në kuvend për ti ndihmuar në zgjidhjen e probleme që ata kanë. Jo nuk jam penduar, jam munduar që në atë fushë ku jam, ndërtimi, të jap maksimumin tim dhe të justifikoj vetëbesimin e madh që kishin 1/3 e popullsisë së madhe, pensionet që presin t’ia zgjidh Kuvendi t’iu përmirësohet gjendja e tyre ekonomike”.