Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fëmijët e gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu pranohen në Shkollën e Magjistraturës për t’u bërë prokurorë dhe gjyqtarë të rinj 

19:05 / June 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kpk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Baballarët u shkarkuan nga Vetingu si gjyqtarë për pasuri të paligjshme, fëmijët e tyre pranohen në Shkollën e Magjistraturës si kandidatë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj. Mirjon Brahimllari është pranuar në Shkollën e Magjistraturës, profili prokuror, për vitet akademike 2021-2024. Mirjon Brahimllari është i biri i ish-gjyqtarit të Apelit për Krime të Rënda, Gurali Brahimllari, i shkarkuar nga organet e Vetingut me vendim të formës së prerë pasi nuk justifikonte plotësisht pasurinë me të ardhura të ligjshme. Matilda Çela është shpallur fituese në provimin për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2021-2022. Matilda Çela është e bija e ish ish-kryetarit të Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela, i shkarkuar nga vendim të formës së prerë nga organet e Vetingut për mungesë profesionalizimi dhe pasuri të pajustifikuara me të ardhura të ligjshme. Ardjan Karaj është pjesë e listës së kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar dhe prokuror, për vitin akademik 2021-2022. Karaj është i biri i gjyqtarit Rexhep Karaj, i shkarkuar nga Komisioni i Vetingut për probleme me pasurinë.

Në këtë listë fituese rezulton edhe Boiken Bendo, i cili është i biri i ish gjyqtarit të Apelit, Agim Bendo, i përjashtuar me vendim të formës së prerë për 15 vite nga drejtësia, pasi ia mbathi nga sistemi për të evituar përballjen me Vetingun.

Pjesë e kësaj liste me gjyqtarët dhe prokurorët e së ardhmes është edhe Amantia Levanaj, e cila është e bija e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Gramoz Levanaj, i përjashtuar nga drejtësia për 15 vite me vendim të formës së prerë, pasi dha dorëheqjen për të evituar përballjen me Vetingun.

Pjesë e listës, profili prokuror, është Vilma Hasneziri, bashkëshortja e gjyqtarit Luan Hasneziri, i shkarkuar nga Komisioni i Vetingut. Gjyqtarit i është refuzuar edhe viza nga Ambasada Amerikane.

Të lartpërmendurit kanë kaluar në filtrat e KLP-së dhe KLGJ-së për pasurinë dhe figurën, ndonëse familjarët e tyre janë shkarkuar për të njëjtat arsye. /. shqiptarja.com

tirananews.al vetting
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.