Detaje të reja dalin nga vrasja e Jurgen Kurtit, teksa një ditë më parë janë marrë në pyetje tre të arrestuarit si bashkëpunëtorë në krim, ndërsa është shpallur në kërkim ai që ka qëlluar me armë.
Por pasi fillimisht i kanë mohuar akuzat, ata kanë pranuar që janë përfshirë në vrasjen e menaxherit të VIP-ave duke treguar edhe mekanizmin e ngjarjes.
Makina e atentatorëve ishte në pronësi të personit të shpallur në kërkim. Ajo rezulton me dokumente të rregullta e regjistruar në Fier. Policia mësohet se ka grumbulluar pamjet e 50 kamerave sigurie në zonë.
Mësohet se ata kanë deklaruar ta kenë vëzhguar prej afro 2 javësh Kurtin, duke mësuar të gjitha lëvizjet e tij.
Lexo edhe: Zbardhet vrasja e Jurgen Kurtit
Të rinjtë janë identifikuar përmes përgjimeve të kryera nga ana e grupit hetimor, ku në bisedat mes tyre kanë përmendur edhe një shumë prej 30 mijë eurosh, që dyshohet të jetë pagesa për realizimin e vrasjes.
Megjithatë, kjo ende nuk është saktësuar. Nga ana tjetër, asnjëri prej të arrestuarve nuk ka pranuar të japë të dhëna rreth personit që ka porositur krimin, duke pretenduar se nuk kanë dijeni.
Policia vuri në pranga dje Elsi Levendin, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë; Alesio Berberi 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.
Lexo edhe: Vritet me armë zjarre Jurgen Kurti