Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas sherrit në rrjetet sociale, Dalina Buzi dhe Zhaklin përballen në emision me tone të larta: Më quajte objekt

09:26 / June 30, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dalina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mes Dalina Buzit dhe të ftuarës Zhaklin Lekatari u “ngritën tonet” në studion e “Goca dhe Gra” mbrëmjen e djeshme teksa diskutonin rreth deklaratës së Fifit për partnerin e saj disa ditë më parë.

Moderatorja Dalina Buzi i bëri thirrje gazetares së njohur që të ketë kujdes kur të komentojë mbi njerëzit, pasi kjo e fundit e kishte quajtur moderatoren si objekt.

Biseda në studio:

Zhaklin Lekatari: Unë fizikisht jam e lirë t’ju vrasë juve këtu por nuk e bëj sepse do kem pasoja. Shoqëria ka rregulla dhe veprimi im ka pasoja sepse dëmtoj lirinë tuaj. Përpos të gjithave në shoqëri zbatoj disa rregulla dhe e njëjta gjë ndodh edhe me fjalën. Duhet të bëjmë një dallim mes publikes dhe privates. Në jetën private mund të shprehem në disa mënyra që nuk m’i lejon jeta publike sepse kam disa përgjegjësi.

Dalina Buzi: Zhaku ka një lloj gjuhe të vetën që unë nuk jam shumë dakord. Edhe unë jam e lirë, edhe ti je e lirë. Nuk e kisha me Zhakun dhe filloi nga humor. Ajo vetë tha se nuk e kishte me sek*in por tha se e donte ta ruante si imazh. Ti ke thënë se Dalina e sheh veten si objekt dhe ti më njeh shumë mirë, e di që kjo nuk është e vërtetë.

Zhaklin Lekatari: Të shkrova ty dhe shkrova edhe një personazh tjetër sepse ishin deklarata të ardhura pas deklaratës sime.

Dalina Buzi: Fifi nuk është problem këtu, Fifi ishte shqetësim kombëtar kur tha gjatë pandemisë që artistët duhet të bëjnë koncerte. Çështje termash është o Zhaklin, Fifi e kishte në kuptimin “O zot sikur ti të ishe i pari dhe i fundit për mua”. Kështu e ka qejfin e vet, kështu le të thotë.

Zhaklin Lekatari: Është fjala që i krijon realitetet, e para është fjala prandaj ne i zgjedhim fjalët. Kur je personazh publik duhet të kesh vetëdije, përgjegjësi sepse influencon.

Dalina Buzi: Nëse do të rrimë të zbërthejmë se çfarë është fjala, edhe ti më the nga emocionet e tua se unë jam objekt. Ti flet për shkencërisht dhe nuk flet shkencërisht kur të mbulojnë emocionet.

Zhaklin Lekatari: Nëse ti do të më lësh të mbaroj do të ta shpjegoj se si e thash.

Dalina Buzi: Po pra prandaj janë fjalët prandaj është sematika që të shpjegojmë, prandaj duhet të kesh kujdes se çfarë thua.

View this post on Instagram

A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026

Në 17:00 nis Kuvendi/ Presidenti mesazh deputetëve: Energjia qytetare të ushqejë dialogun

17:00 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.