Mëngjesin e sotëm, disa nga avokatët në Tiranë kanë thyer bojkotin e vendosur nga Dhoma e Avokatisë kundër hartës së re gjyqësore. Këtë të enjte janë dhënë 5 masa sigurie për pesë të arrestuar, ndërsa vijon bojkoti për seancat e tjera gjyqësore. Gjyqet me seancë janë shtyrë! Deri më tani 60 procese penale dhe civile kanë kërkesë për shtyrje.
Avokatët kanë pralajmëruar se bojkoti do të vijojë paafat deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kreu i avokatisë, Maks Haxhiaj e ka cilësuar të papranueshëm draftin e hartës së re gjyqësore ndërsa tha se vendimi është i të gjithë avokatëve dhe i pa ndikuar prej tij.
Dhoma e Avokatisë Berat është ngritur sot në protestë, të cilët theksojnë se nuk do të heqin dorë nga protestat, por do të tregojnë forcën e tyre. Sipas tyre bojkoti do të vijojë paafat, kjo deri në zgjidhjen e problemit.
