Milan nuk e ka takuar asnjëherë babain e saj. Pak para se ajo të vinte në jetë, ai u vra. Travis Larson ndërroi jetë në mënyrë të papritur, duke lënë pas jo vetëm nënën e tij, por edhe fëmijën që priste të vinte në jetë. Ajo shkruajti një letër të cilën e lidhi në tullumbacin e mbushur me helium dhe e la të lirë, me shpresën që ajo të arrinte tek babai i saj.
Vetëm pak ditë më vonë, gjyshja e saj teksa kontrolloi postën, zbuloi një kuti e cila lexonte ‘’Për vogëlushen nga babi”. Menjëherë ajo u përlot dhe e hapi kutinë me mbesën Milan. Brenda ato gjetën një letër ku shkruhej: ‘’Më pëlqeu shumë dhurata jote. Faleminderit shumë. Babi dhe mami të duan shumë. Kjo është dhurata jote shpresoj të të pëlqejë”.
Një grua afër zonës gjeti letrën dhe tullumbacen. E prekur nga dashuria dhe letra, gruaja donte të bënte diçka për t’i kthyer buzëqeshjen të voglës dhe vendosi t’i kthejë një përgjigje në emër të babit të saj nga parajsa.
