Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kolonelja amerikane rikthehet në Shqipëri pas 9 vitesh, rrëfimi për gratë në Forcat e Armatosura

14:36 / March 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
amerikane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolonelja amerikane Yvonne L. Mays ka qenë në Shqipëri rreth nëntë vite më parë ku shërbeu si Zyrtarja e parë për Çështjet Bilaterale në Zyrën e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Shqipërisë nga viti 2010 deri në vitin 2011.

Ajo është rikthyer dhe këtë herë me një grup oficerësh për të drejtuar një workshop të fokusuar në fuqizimin e gruas në Forcat e Armatosura Shqiptare.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka postuar një intervistë të Yvonne dhe përshtypjen e saj për Shqipërinë dhe fuqizimin e gruas në Forcat e Armatosura.

Si ka qenë përvoja juaj si një grua në ushtri?


Për mua ka qenë e mrekullueshme. Kam qenë në ushtri për 35 vite. E nisa si ushtare e thjeshtë dhe 15 vite më vonë pata mundësinë të emërohem në Gardën Kombëtare të Ushtrisë dhe gjatë gjithë karrierës sime kam pasur drejtues dhe njerëz që më kanë përkrahur, çuditërisht shumica prej tyre ishin meshkuj dhe ata më krijuan mundësinë që nuk do të kisha asnjëherë vetë. Isha 18 vjeçe kur hyra në ushtri sapo përfundova shkollën e mesme, kështu që ushtria i ka dhënë formë jetës sime, kam pasur një karrierë absoliutisht të shkëlqyer dhe pa ushtrinë, nuk do të isha kjo që jam.

Çfarë këshille keni për gratë apo vajzat shqiptare që janë të interesuara t’i bashkohen ushtrisë?

Shqipëria është e përkushtuar të ndryshojë për të qenë më përfshirëse në aspektin gjinor dhe ta përdorë apoo ushtrojë këndvështrimin gjinor teksa ndërton politika dhe i zbaton ato. Për çdo grua të re mendoj se nuk do të gabonin edhe nëse nuk bëjnë karrierë, por ta kenë ushtrinë si një mjet në zhvillimin e tyre.

Mund të na tregoni pak për kohën kur shërbyet në Shqipëri, dhe si ndiheni tani që jeni rikthyer?


Në atë kohë Forcat e Armatosura Shqiptare do të dislokoheshin në Gardën Kombëtare të Ushtrisë në Nju Xhersi, kështu që ishte një tranzicion për ta. Pra, disa gjëra ishin të reja për ta, sidomos të drejtoheshin nga një grua. Në kohën time këtu kishte gra që shërbenin por jo në rolet që unë i shoh tani që jam kthyer, dhe kjo është shumë inkurajuese. Kur patëm mundësinë të vinim dhe të merrnim pjesë në këtë seminar për të folur për gratë në operacionet paqeruajtëse dhe gratë në NATO, isha e gëzuar dhe kaq e lumtur që majori Cormier u drejtua tek unë për të bërë këtë gjë.

FA kolonelja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.