Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rrëfehet si asnjëherë më parë Mimi Kodheli, zbulon ‘sekretin’ e familjes së lumtur

20:50 / July 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mimi kodheli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja socialiste Mimi Kodheli ka folur si rrallë herë për jetën e saj personale duke zbuluar edhe disa nga momentet më të bukura që e kanë emocionuar. 

Deputetja ishte e ftuar në emisionin “Rudina” ku tregoi se çastet më të bukura dhe më të lumtura në jetën e saj janë gjithmonë të lidhura me familjen. Nga momentet e lumtura të jetës së saj, deputetja veçoi momentin e diplomimit të djalit, duke shprehur se ishte shumë e emocionuar.

“Besoj që janë gjithmonë të lidhura me familjen, sidomos me djalin, flasim më të lumturat të jetës. Çast i vështirë lindja, por më i lumturi besoj në absolut. Besoj çast i lumtur momenti kur është laureuar, kur ka marrë diplomën, shumë i lumtur. Aq i lumtur ishte sa ai ishte duke e prezantuar projektin, se ju e dini që është arkitekt dhe unë kisha celularin në dorë me idenë që po e regjistroja. Në fund fare, pas gjysmë ore kuptova që nuk kisha regjistruar asnjë gjë. Kaq e emocionuar isha”, tregoi Mimi Kodheli.

Kodheli është prej vitesh e martuar me bashkëshortin e saj arkitekt Lekë Kodheli, me të cilin ka një djalë me emrin Mikel.

Ndër të tjera gjatë një rubrike të zhvilluar në emision, politikania zbuloi gjithashtu se është një kuzhiniere e mirë. E pyetur se cili është sekreti i një familjeje të lumtur, Mimi Kodheli tha: “Besoj është respekti, shumë respekt duhet të ketë në familje. Por një i huaj më pyeti njëherë dhe më tha “zonjë ju keni një karrierë kaq të rëndësishme politike”, supozohet që rrini shumë pak në shtëpi, pastaj duke qenë një njeri i rëndësishëm, supozohet që edhe në shtëpi jeni një njeri që vë rregulla loje. Cili është sekreti që keni 35 vjet martuar?” Unë i thashë kam 35 vjet që ia hekuros ende këmishat bashkëshortit.”

familja Mimi Kodheli rrefim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.