Janë publikuar pamjet e momentit kur i vendoset lënda plasëse servisit në pronësi të Tol Mëhillit në fshatin Ishull Shëngjin, Lezhë.
Në videon e publikuar nga Report tv duket kur afrohet motori me 2 persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, që hedhin lëndën plasëse dhe largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes. Disa sekonda me pas shihet shpërthimi që ndodhi rreth orës 00:39 të së premtes.
Pranë servisit të makinave të servisit në pronësi të Tol Mëhilli, 58 vjeç, u hodh sasia e vogël lëndë plasëse, dhe si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Djali i pronarit të servisit Klaudio Mëhilli foli për ngjarjen duke treguar se ishin në gjumë në banesën që ndodhet një kat sipër servisit. Autorët u kapën nga kamerat e sigurisë të karburantit.
Klaudio tregoi se nuk kanë konflikt me njeri dhe shpreson që ngjarja të zbardhet sa më shpejt nga organet kompetente.
