Ish-banorët e “Big Brother” nuk hezitojnë të vazhdojnë të thumbojnë njëri-tjetrin.
Së fundmi, Donald Veshaj ka ironizuar marrëdhënien e fortë miqësore që u krijua mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit, një raport i përkohshëm që përfundoi me daljen nga shtëpia e BBV.
Aktori postoi në “Instastory” këngën më të re të Sabianit, ku shkroi me nota ironie: “E ka bërë për mua këtë.”
Kjo frazë u përdor nga fituesi i BBV gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme, pasi dëgjoi këngën e re të Sabianit, frazë e cila u bë virale ngado.