Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bëjnë djalin synet, familja shqiptare e pëson keq

20:42 / July 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zvicer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një çift shqiptar në Zvicër ndodhet në telash të madh. Autoritetet e alarmuara u kanë marrë djalin 6-vjeçar, dhe rasti e ka një shkak.

Gjithçka ka ndodhur pasi prindërit kishin bërë synet djalin, dhe ai i tregoi për këtë gjë mësueses së tij. Pas deklaratës së djalit, mësuesja e alarmuar lajmëroi policinë, të cilët arrestuan babain e tij.

Babai 30-vjeçar i fëmijës, është ndaluar për 24 orë në stacionin e policisë. Ai u tha hetuesve se fëmija ishte bërë synet në verën e vitit 2021 në Kosovë dhe për shkak se ai ishte me profesion infermier, e kishte mjekuar në kushte shtëpie.

“Djali im kishte një plagë që po i shërohej më ngadalë. Për disa muaj e lyeja me një krem. Bëra një akt mjekësor siç ndodh të bëj me pacientët si pjesë e punës sime si infermier që jam. Jemi të tronditur”, akuzon prindi, i cili pretendon se marrja e fëmijës është e padrejtë.

Por sipas raportit të autoriteteve në zonën e penisit të djalit “nuk ka ënjtje apo ndonjë plagë” që do të thotë se nuk ka infeksion. Nga ana tjetër, fëmijës gjashtëvjeçar i është zbuluar dhe një plagë e vogël në shpinë që që i ka bërë autoritetet zvicerane të dyshojnë se fëmija dhunohej. 6-vjeçari deklaroi për plagën se e kishte marrë pasi e kishte rrahur kushëriri i tij, ndërsa nëna tha se ishte shkaktuar teksa të dy luanin. Rasti është ende nën hetim.

familja shqiptare synet Zvicer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hakerat sulmojnë bankën franceze, ‘zhduken’ 100 milionë dollarë

10:43 / November 5, 2026

Alarm për bombë në fluturimin Dublin-Romë, avioni bën ulje emergjente në një bazë ushtarake në Francë

10:40 / November 5, 2026

E rëndë në SHBA, babai hedh dy fëmijët e tij nga një garazh parkimi me 5 kate dhe më pas vret veten

10:07 / November 5, 2026

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.