Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur më këngë labe, ku ka promovuar aksin e ri të Lumit të Vlorës, që sipas kreut të qeverisë, zgjeron hartën turistike të jugut.
“MIRËMËNGJES, dhe me një tjetër vepër të sapopërfunduar të infrastrukturës sonë kombëtare, rrugën e Lumit të Vlorës, e cila jo vetëm shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit nga më shumë se dy orë në më pak se një orë, por dhe zgjeron hartën turistike të jugut, duke afruar malet e Labërisë me detin përmes një udhëtimi të bukur panoramik për një turizëm gjithëvjetor, ju uroj një të diel të bukur”,-shkruan Rama.
