Ramush Haradinaj feston sot ditëlindjen dhe ka mbushur 54-vjeç. Padyshim, nuk kishte se si të mungonte një urim nga bashkëshortja e tij, Anita.
about:blank Ajo ka postuar në Instagram një ‘selfie’, ku shfaqen të dy së bashku shumë të qeshur. Anita e ka shoqëruar këtë imazh të bukur me disa fjali tepër të ndjera, teksa ka zbuluar se ditën e sotme është edhe 19-vjetori i martesës së tyre.
“Ramush, Unë dhe Ti kemi shumë jetë bashkë, aq shumë sa s’di a mban jeta më!!! Një gjë t’a them o djalë që dua që Une dhe Ti të kemi jetë bashkë edhe më shumë se sa mbahet rëndom mbi supe!!! Të dua për epitetin dhe titullin “Mami” që ma dhe, Mamin e Gjinit, Hanës dhe Trimushit, të dua për llasticën grua që edhe kur ishim keq ma dhurove, të dua për gruan që më krijove!!! Gëzuar Ditëlindja, Gëzuar për 19 vjet martesë bashkë!!!
P.s vazhdoj të mendoj që jam dhurata më e bukur që të ka ardh në ditën e lindjes “, ka shkruar Anita krahas fotos.
