Detaje të reja janë zbuluar nga sherri mes bandave që përfundoi me fundin tragjik të tre shqiptarëve.
Gruaja e arrestuar ishte dënuar për prostitucion, ndërsa të gjithë personat e tjerë, si të vrarët, edhe të të arrestuarit edhe ata në kërkim ishin të skeduar për trafik droge.
Sherri mes dy grupeve ka nisur në fund të muajit maj, pas një operacioni të policisë të cilën u kapën anëtarët e njërës familje.
Pala tjetër akuzoi se ishin spiunuar prej tyre me qëllim t’ju merrnin zonën në të cilën shisnin lëndët narkotike në qendër të Athinës. Ndaj dhe nisën përballjen. Dikur patën qenë miq, por u prishën për biznesin e drogës.
Ngjarja nisi në lagjen “Kato Patisia” të Athinës, disa persona të cilët udhëtonin me një automjet tip “Mercedes” me targa shqiptare, u përplasën me drejtuesin e një motoçiklete, i cili mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua nga drejtuesi i mjetit “Mercedes” Adil Tefa, por gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ndërroi jetë në spital.
