Turistët në Radhimë të Vlorës “u terrorizuan” nga të shtënat me armë zjarri pasditen e sotme në plazh.
Dyshohet se një person ka ardhur nga parkimi i plazhit dhe është drejtuar nga “beach-bari.”Sipas të pranishmëve në plazh janë dëgjuar 5-6 të shtëna. Pushuesit të frikësuar janë larguar nga vendi i ngjarjes me vrap .
Nga informacionet paraprake nuk konfirmohen persona të lënduar. Policia sqaron se po kryen kontrolle në terren për të gjetur nëse ka persona të dëmtuar dhe për të identifikuar autorin e dyshuar.
