Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Ja si do të kryhet regjistrimi i nxënësve të klasave të para në e-Albania

18:35 / July 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 hryr 1656951937
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke filluar nga dita e sotme, regjistrimi i nxënësve për klasat e para dhe të dhjeta për këtë vit shkollor, do të bëhet përmes sistemit e-Albania.

Specialistja në Ministrinë e Arsimit, Rezarta Basha tregon se hapat për regjistrimin e nxënësve është i përcaktuar në sistem dhe mund të kryhet nga prindi që ka kujdestarinë e fëmijës.

“Sot për herë të parë ka nisur regjistrimi i nxënësve të klasave të para, nëpërmjet portalit e-Albania që do t’u vijë në ndihmë të gjithë nxënësve që do të regjistrohen për herë të parë, për vitin shkollor 2022-2023.
Hapat e procedurës për regjistrim të nxënësve në klasat e para, janë të përcaktuara qartazi edhe në sistemin e-Albania. Personi që ka kujdestarinë e përgjigjësisë prindërore duhet të kryejnë regjistrimin në këtë sistem dhe duhet të plotësojnë të dhënat e nevojshme sipas procedurës së përcaktuar”, u shpreh ajo për EuroNews Albania.

Basha theksoi se regjistrimi i nxënësve duhet të bëhet vetëm në zonën ku kanë vendbanimin. Ajo shtoi se pas pranimit të regjistrimit, prindi duhet të dorëzojë edhe kartelën e vaksinimit të fëmijës, 10 ditë para fillimit të vitit shkollor.

“Nxënësit duhet të regjistrohen vetëm në zonën ku ata kanë vendbanimin e tyre. Harta e mbulimit të territorit që është miratuar nga njësite vendore duhet të respektohet gjatë regjistrimit.

Në rast të pranimit të regjistrimit, prindi që uhtron kujdestarinë është i detyruar të dorëzojë fizikisht pranë shkollës ku ka kryer regjistrimin edhe kartelën e vaksinimit të fëmijës, 10 ditë para fillimit të vitit shkollor. Në sistem shkollat janë të përcaktuara qartë. Janë disa opsione për shkolla në bazë të hartës së territorit. Enjëjta gjë vlen edhe për klasat e dhjeta”, tha Basha.

Regjistrimi për klasat e parë nis sot, më 4 korrik deri në 17 korrik, ndërsa për klasat e dhjeta nga datat 12-24 korrik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit?

10:09 / August 29, 2026

Luksi bie, ankandet rriten/ Të pasurit shpenzojnë për ora, bizhuteri dhe objekte të rralla me histori

19:04 / August 14, 2026

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat? Studimi zbulon rolin e aromës së trupit

15:54 / August 10, 2026

Pesë fjali që nuk duhen injoruar, sinjalet se fëmija nuk ndihet më i sigurt me prindin

19:20 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.