Disa njerëz dyshohet se janë vrarë ditën e sotme në SHBA, pas një sulmi me armë gjatë festës së pavarësisë së SHBA-së që po mbahej në qendër të qytetit Highland Park, në Illinois.
Zyrtarët lokal të Highland Park thanë se parada e Ditës së Pavarësisë është anuluar dhe këshilluan njerëzit të shmangin qendrën e qytetit.
Një dëshmitar, tha për CNN se kishte dëgjuar rreth 20-25 të shtëna armësh, ndërsa turma që po festonte u largua.
Numri i viktimave dhe të plagosurve mbetet i paqartë, ndërsa nuk dihet ende motivi i sulmit.
