Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Monika Kryemadhi paralajmëron shkarkimin e ministres: Mos u çudit të bëjë kovë pusi siç bëri Tahirin dhe Bllakon

19:32 / July 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Monika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama mund të “shkarkojë ndonjë ministër”, për të hequr vëmendjen nga një denoncim i kryer prej saj ditën e sotme, se dy pensionistë rezultojnë milionerë pa dijeninë e tyre, pasi janë përdorur nga persona të lidhur me inceneratorët.

Kryemadhi tha se Rama e bëri një gjë të tillë me databazën e pagave, që sipas saj doli në publik për të larguar vëmendjen për denoncimet ndaj inceneratorëve.

Kryemadhi tha se një gjë të tillë Rama mund ta përsërisë duke shkarkuar ministren Olta Xhaçka. Por kryetarja e LSI shtoi se “s’ka asgjë të keqe” që bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik. “Ore më mirë ta marrë ai se sa t’ju vjedhin kartat dhe pensionet pensionistëve”.

“Nxorëm ne inceneratorët në mars, nxori pagat për të larguar vëmendjen. Mos u çudisni kur të shkarkojë ndonjë ministër tani, për të larguar vëmendjen. Mos bën viktimë Olta Xhaçkën, thotë do ta shkarkojë këtë për të harruar vëmendjen.

Nuk është Olta Xhaçka se tentoi të bëjë krim. Krim në tentim e ka, që ia dhanë statusin e investitorit strategjik burrit. S’ka asgjë të keqe, ore më mirë ta marrë ai se sa t’ju vjedhin kartat dhe pensionet pensionistëve. Mos u çudit të bëjë kovë pusi siç bëri ministrin dhe Bllakon”, deklaroi Kryemadhi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut me strukturë druri. Banorët hedhin ujë nga ballkonet

22:40 / October 13, 2026

19 të lënduar nga protesta/ Gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

22:01 / October 13, 2026

Konferenca Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria një hap më pranë mbylljes së negociatave

21:19 / October 13, 2026

Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-së paralajmëron shtetasit e vet: Mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

20:39 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.