Samir Mane i është përgjigjur sot pyetjeve kureshtare të fëmijëve të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”. Ai tregon kënaqësinë që ka ndier kur me paratë e para që ka fituar u ka bërë dhuratë prindërve dhe i këshillon të bëjnë të njëjtën gjë kur ata të rriten.
Më pas Stefi e pyet se cila do të ishin tre dëshirat që do donte t’i plotësoheshin, Samir Mane zgjedh të tregojë vetëm një, atë për të pasur disa kile më pak.
Stefi: Unë jam kurioz të di, po të kishe llambën e Aladinit, cilat do të ishin ato tre dëshirat që do të dojë të plotësoheshin?
Samir Mane: Tre dëshira vetëm? Unë po të them një dhe dy dëshira po ti lë ty që ti thuash për mua, ose për veten. Në fakt do të doja të isha pak më i dobët. Kjo është një nga dëshirat që kam dhe me llambën e Aladinit mund ta kisha bërë.