Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryeministri përjashtoi nga konferencat qeveritare gazetarin, reagon Vangjeli: Termi i përdorur nga Rama, i papranueshëm

23:11 / July 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lorenc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në një emision televiziv, analisti Lorenc Vangjeli, komentoi ngjarjen e ditës premte ku gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama, ripërsëriti sërish të njëjtin veprim duke “dënuar” një gazetar për të mos marrë pjesë për 3 muaj në konferencat e tij.

Vangjeli tha se termi i përdorur nga zoti Rama është i papranueshëm, pasi “riedukim” është një term i rëndë. Ndërkohë theksoi se edhe gazetari duhet të kishte përzgjedhur një tjetër formë pyetje drejtuar Xhaçkës.

Pjesë nga biseda:

Vangjeli: Unë do ta filloja me termin e përdorur. Fjala riedukim tingëllon keq, është jo proporcionale me atë çfarë ndodhi. Por stili është njeriu dhe njeriu është stili. Dilema e madhe që Ramën e ka shoqëruar gjatë dy prej profesioneve të tij, nëse ai do të zgjidhte, do t’i shkonte më për mbarë të ishte kryeredaktor i të gjitha mediave, sesa kryeministër. Nëse zgjedh të jesh kryeminsitër do të zgjedhësh të jesh i pyetur nga mediat. Nëse je kryeredaktor, ke luksin të bësh pyetje duke qenë i pa paragjykuar. Kishte një nuancë të papranueshme pyetja e kolegut, të cilët ne e shpjegojmë në një mënyrë tjetër nëse në vend të Xhaçkës do të ishte një zotëri, pyetja nuk do të ishte e tillë. Në këtë rast duhet të ishte shmangur ngarkesa.

Xhafo: Mund të kishte zgjedhur ta pyeste ndryshe, formulim më neutral, çfarë ndodh me kodin etik kur biznesmenit e ke në shtëpi. Ka disa mënyra për të pyetur.

Vangjeli: Kjo do të ishte një pyetje që do ta kishte shumë të vështirë pyetjen nga një kryeministër. Mënyra se si u përgjigj Rama ka të bëjë me stilin e tij. Fjala riedukim e papranueshme, që në shqipen e trashëguar nga komunizmi tingëllon më keq se keq.

Gazetari Lorenc Vangjeli perjashtim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.