Kaosi po rritet në aeroportet gjermane ku pasagjerët janë të detyruar të presin me orë të tëra në pikat e kontrollit për shkak të mungesës së stafit. Sipas ministrit të Punës Hubertus Heil, i cili foli për Handelsblatt, “diçka shkoi keq në sektor”, ku, pavarësisht ndihmës shtetërore, shumë punonjës janë pushuar nga puna ose kanë zgjedhur të riorientohen në tregun e punës.
Nuk është vetëm sektori i transportit që preket nga fenomeni: gastronomia dhe turizmi preken njësoj.
Sipas Heil, 60% e njerëzve janë rifokusuar dhe kanë lënë punën që kishin para pandemisë. Ministri beson se një pjesë e përgjegjësisë i takon bizneseve dhe kërkon që “kushtet e punës të bëhen më tërheqëse” për të tërhequr staf të ri, sidomos tek të rinjtë. Ditët e fundit, Lufthansa njoftoi anulimin e 2200 fluturimeve gjatë verës pikërisht për shkak të emergjencës personale.



