Policia Rrugore në Lezhë ka ndaluar një makinë tip “Benz” e cila drejtohej nga një maturant, për shkak se ky i fundit mbi targën e përparme të makinës kishte vendosur emrin e tij “Nikolas”.
Duhet theksuar që në fillim që vendimi i oficerit të policisë ka qenë i drejtë, pasi nuk lejohet dublimi i targës, apo fshehja e targës së marrë në DPRRTSH, por duke parë shkeljet e shumta dhe gjobat e pakta kur bie fjala tek njerëzit me pushtet, në këtë rast polici edhe mund të kishte “mbyllur” njërin sy e të linte 18-vjeçarin që të gëzonte për mjetin e “tij të ri”, me të cilin do u krekosej shokëve dhe shoqeve të klasës në këtë mbrëmje të fundit.
@abcnews_al Polici respekton ligjin, por i “prish’ mbrëmjen e maturës gjimnazistit
♬ original sound – Abc News Albania
