Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Eksperti kriminalistikës jep deklaratën e fortë: Te vrasja e Artan Santos nuk ka gëzhoja

22:03 / July 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan santos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Institutin e Policisë Shkencore, pajisjet më të sofistikuara në shkencën e zbulimit dhe të konstatimit gërmojnë përtej çdo materiali që policia e merr në një skenë krimi.

Duke nisur nga më të zakonshmet si gëzhoja, predhat apo dhe gjurmët e barutit në duart e të dyshuarve që qëllojnë me armë zjarri. Provat e dukshme apo të padukshme që përcillen nga çdo cep i vendit dhe që marrin përgjigje të pakundërshtueshme, ose arkivohen në pritje të identifikimit të autorëve, prej këtu kthehen në armën më të fortë të të një prokurori që përfaqëson akuzën e shtetit në gjykatë. Gjithsej laboratori ruan fondin e 14 mijë ngjarjeve me armë zjarri. Këtu predhat, si kjo që u eksportua për vrasjen e bankierit Artan Santo janë digjitalizuar dhe policia shkencore përpunon të dhëna sa herë që një prokurori kërkon të dhëna sikurse SPAK kur rihapi dosjen SANTOS.

“Nuk u gjet gëzhojë u gjet një copë predhe. Ajo që mbetet e qartë është se është gjuajtur me armë revolver tip mulli dhe ne e kemi arkivuar”, thotë Nikolin Duro.

Volumi më i lartë i gëzhojave të shkrepura i përket vitit 1997 dhe çdo qytet ku janë shkrepur e shkrepen armë ka sirtarët e tij të krimit. Aty mungon vetëm një nga dhjetëra gëzhoja të shkrepura në 21 janar, dhe që është gëzhoja që vrau Aleks Nikën. Prokuroria ka vendosur ta dërgojë në Itali, ndonëse ekspertët shqiptarë por edhe amerikanë kanë konfirmuar më herët ngërçin për të identifikuar armën që qëlloi.

artan santo gezhoja Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.