Presidenti i Institutit Liberal “Pashko”, Preç Zogaj tha sonte se Partia Demokratike zyrtare ka bërë mirë që nuk i është bashkuar zyrtarisht një proteste të thirrur nga politikani më I izoluar në historinë e demokracisë, zgjedhjen e të cilit nuk e ka uruar asnjë politikan në SHBA dhe Europë.
I ftuar në emisionin “Publikisht” në RTSH, Zogai sqaroi se nëse hedhim vështrimin nga viti 2000 e këndej, protestat më të frytshme kanë qene ato të thirrura dhe të organizuara nga shoqëria civile, duke filluar me ato të grupit “Mjaft” kundër qeverisë se Fatos Nanos për të kulmuar me prostatat për armët kimike, për tarifat dhe kushtet e studenteve, apo për çmimet tej kuotave të krizës në Ukrainë kundër qeverisë se Edi Ramës.
“Këto lloj protestash janë efikase sepse kanë kërkesa konkrete dhe në përgjithësi gjithëpërfshirëse.
Kurse protetestat e thirrura nga partitë kanë qene grumbullime militantësh, kanë prodhuar me shumë tension, zhurme, amulli, destabilizim, deri edhe vrasje, por jo ndonjë arritje me vlerë për qytetarët për t’u mbajtur mend.
Pse?
Sepse partitë luftojnë për pushtetin dhe pushteti merret me vote, vota cakton aulene betejës që është Kuvendi, përballja në Kuvend, nismat parlamentare të opozitës kanë resultuar me te efektshme për të rritur mbështetjen e saj në popull.
Partia Demokratike zyrtare është fokusuar te aksioni opozitar parlamentar . Ajo ka bërë mirë që nuk i është përgjigjur zyrtarisht thirrjes së Berishës për protestën e ashtuquajtur 7- 7- 7 .Partia Demokratike euroatlantike dhe Lëvizja e Rithemelimit të Berishës nuk janë e njëjta gjë. Në të kundërtën janë dy grupime që i ndan raporti qe kanë me SHBA dhe Perëndimin. Berisha është sot politikani me i izoluar ne historinë e demokracisë sonë Askush në Perëndim nuk e ka uruar zgjedhjen e tij. Kush të dojë le ti bashkohet për të shtuar një numër në fotografinë e tij e cila i duhet për ti bërë presion gjykatës dhe për të sfiduar SHBA. SHBA, siç deklarojnë shpesh përfaqësuesit e saj, i kanë në kohë reale numrat që tregojnë preferencat politike te shqiptarëve. Ata e dinë se shumica dërmuese e tyre janë me Perëndimin, me SHBA, me Evropën, me demokracinë, me shtetin ligjor, me antikorrupsionin e qeverisë sot dhe ish qeverisë dje., me ndëshkuëshmerinë e zyrtarëve dhe ish zyrtareve të sferave të larta. Por edhe po të mos ishte kështu, në vendimmarrjen e tyre SHBA udhëhiqen nga principet,” deklaroi Preç Zogaj.