Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Manastirliu: Rriten pagat, shpërblim 15 mijë lekë në muaj për mjekët që punojnë larg banesave

12:34 / July 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ogerta manastirliu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një dalje për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, foli për rritjen e pagave për personelin mjekësor, si edhe për shpërblim për mjekët që punojnë larg banesave.

Duke filluar nga 1 korriku pagat e mjekëve dhe infermierëve do rriten me 6%. Ndërkohë sot është vendosur një shpërblim financiar në masën 15 mijë lekë në muaj për të gjithë ato mjekë që përfundojnë specializimin dhe ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendbanimit të tyre.

“Do prezantoj një akt të rëndësishëm, ka të bëjë me politikën e rritjes së pagave për personelin shëndetësor. Nga data 1 korrik, mjekëve, infermierëve, paga e tyre rritet me 6%. Kjo politikë është përfshirë në të gjithë mbështetjen që qeveria shqiptare ka për sistemin shëndetësor. Përgjatë 2 mandateve, rritja e pagave e tyre ka qënë konsistente. Duke filluar nga 1 korriku rritet dhe me 6%. Kemi vendosur dhe një shpërblim financiar me 15 mijë lekë në muaj për mjekët që ushtrojnë profesionin jashtë vendbanimit, do ta përfitojnë këtë shpërblim mbi pagën. Rritja e pagave do të vijojë, synojmë që të rriten 40% duke filluar nga ky vit e në vazhdim. Ndërkohë që rritja e pagave do të vijojë fokusi do të jetë në përmirësimin e kushteve të punës”.

ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.