Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Një rrugë në Tiranë merr emrin e publicistit dhe gazetarit Fatos Baxhaku

19:21 / July 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi në mbledhjen e sotme propozimin për emërtimin e një rruge në Tiranë me emrin e Fatos Baxhakut, publicistit dhe gazetarit të njohur, i cili u nda papritur nga jeta në moshën 55-vjeçare. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se me nderimin që i bëhet emrit të Fatos Baxhakut, nderohet e gjithë gjenerata e më të mirëve të gazetarisë shqiptare.

“Kemi një propozim nga shoqata “Art impuls”, për të emërtuar një rrugë me emrin e Fatos Baxhaku – gazetar dhe publicist, një personalitet i rrallë. Kur flas për Andrea Stefanin, emrin e të cilit ia kemi vënë shkollës që po ndërtojmë te “Shqiponja”, dhe sot për Fatos Baxhakun, më kujtohet gjenerata e gazetarëve që nuk vinin gjoba, që nuk punonin me dy bordero – një në televizion dhe një tek partiçkat private të Tiranës – gazetarë që nuk hapnin portale për të kërkuar lekë në këmbim të heqjes së lajmeve të rreme, gazetarë që nuk merreshin me ‘jeta është gallatë’, lapsi dhe stilolapsi, as nuk shpifnin, as shkruanin “fake neës”. Një gjeneratë që duket si specie në zhdukje. Ndonjëherë, mirë thonë, Zoti merr më të mirët. Kur nderojmë Fatos Baxhakun, nderojmë plejadën, gjeneratën e më të mirëve të gazetarisë shqiptare dhe jo gjobaxhinjtë”, tha Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

Dua Lipa “surprizon” Shakirën në Madrid: Më duket se jam në ëndërr

10:47 / October 4, 2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

22:58 / October 2, 2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

22:22 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.