Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Kastro Zizo për politikanët: Berisha të ikë nga politika! Veliajn do e ndiqja në çdo zgjedhje! 

22:30 / July 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kastro zizo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas një periudhe largimi nga mediat për rreth dy vite, Kastro Zizo është rikthyer në jetën mediatike aktive. I ftuar në “Report Tv” Kastro Zizo ka dhënë një vlerësim për figurat e politikanëve.

Në ‘Studio Live’ Kastro Zizo thotë se Berishës i njeh kontributin ndër vite, por me kohën duhet të ishte tërhequr nga politika.

“Mendoj se është ndër politikanët më të pjekur. Ai ka bërë skenarë si të Holliwudit me skema të forta në politikë si marrëveshja në 2009 me PD. Dhe nuk duhet të vazhdojë të bëjë politikë”, tha Kastro Ziso.

Një koment e kishte edhe për Lulzim Bashën, që sipas tij ka pasur talent për avokati dhe jo në politikë. Sa i përket kryeministrit Edi Rama, ai shprehet se e xhelozon për qasjen që ka në politikë.

“Unë jam një njeri i rritur pa idhuj. Por në rastin e Ramës nuk e kam idhull por e xhelozoj. E xhelozoj edhe për qajsen e re që ka në politikë. Do të kisha qejf ta kisha kundërshtar. Nuk duhet harruar se kryeministri ynë është artist”, vijoi ai.

Një vlerësim nuk mungoi as për kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Erjon Veliajn e kam mik dhe shok të vjetër, kam raport të veçantë. Mendoj që nëse ai nuk do të ishte në bashki këto ndryshime të mira në Tiranë nuk do të ndodhnin. Qoftë edhe me shkak i them Lali Erit edhe po u ktheve në fashist do të të ndjek. Ai të lë hapësirë që ti jesh mirënjohës, sepse më ka qenë pranë në një momente të vështira të jetës time. Dhe këto momente këta njerëz të kthehen në pika referimi”, tha ai.

Kastro Zizo opinion poltikanet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.