Lideri i opozitës në Maqedoninë e Veriut, Hristjan Mickoski ka akuzuar një person se ka dashur ta vrasë gjatë protestave që po zhvillohen mbrëmjen e sotme në Shkup.
Ai ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto ku shihet një person i armatosur që ka drejtuar pistoletën.
“Ky është personi që dontë të më vriste sot. Kërkoj menjëherë që të ndalohet nga policia” – shkruan Mickoski.
Ndërkohë mediat maqedonase shkruajnë se ai është pronari i një biznesi në afërsi të Kuvendit ku po zhvillohen edhe protestat.
Sipas tyre, personi i armatosur ka dashur të mbrojë biznesin e tij, pasi protestuesit kanë tentuar t’i afrohen.