Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Dalina Buzi shpërthen në lot nga rrëfimi i Jonida Shehut dhe ndërpret emisionin

23:30 / July 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dalina Buzi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pothuaj një vit nga ndarja e nënës nga jeta, për Jonida Shehun është njëlloj e vështirë mungesa e saj. Natyrisht, javët e para kur e ëma sapo ishte larguar ishin më të vështira, ndërsa tani dhimbja është aty, njëlloj, ndoshta pak më e zbehtë… Por kur ngacmohet, duket sikur hapet nga e para.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, në “Goca dhe gra”, Jonida Shehu u ndal edhe te mungesa e së ëmës, e cila për pak kohë bën një vit që është ndarë nga jeta. Siç rrëfeu moderatorja, malli dhe mungesa e saj janë të përditshme, ama tani ajo është përpjekur ta mbajë më shumë nën kontroll. Rrëfimi i ndjerë i Jonidës, në fakt, i preku vajzat në studio, aq sa Dalina s’mund ta vazhdonte më dhe ndërpreu programin.

“Nuk e lidh mungesën me periudha, për mua çdo sekondë është mungesë shumë e madhe. Vuajtja shumë e madhe ka qenë muajin e parë, kur kthehesha nga puna, pas lajmeve. Ishte rituali që futeshe në makinë dhe bëje telefonatën e parë, pasi kishe hequr sikletet e punës, të pyesje si e kishte kaluar ajo pasditen. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë. Pastaj fillova t’i shkruaja në WhatsApp, duke e ditur që nuk do më kthente përgjigje…” – rrëfeu Jonida duke shtuar se tani e ka mbyllur atë cikël për të nisur një tjetër.

“Tani jam vetëm tek mendimet. Mendoj që më flet në çdo veprim, unë mendoj që i kthej një përgjigje, nëse më orienton për gjërat që ‘nuk është e mirë kjo’, ‘ç’e ke këtë fustan që ke veshur, e kishe më mirë atë më përpara’. Unë që i kthej përgjigje ‘o ma, po nuk të pyeti njeri për këtë gjë’, domethënë është një komunikim i heshtur ditë pas dite. Dhe pak muaj bëhet një vit dhe ka 365 që ti komunikon me një njeri që nuk është aty, po komunikon normalisht, të flet, i flet, e mendon, i kthen përgjigje…”

Duke folur ajo, Dalina Buzi nuk po i mbante dot lotët: “Unë s’mund të duroj këtu, aq më tepër për mamin…” – tha ajo me zë të mekur dhe prezantoi publicitetin pa e kthyer kokën nga kamera.

Dalina Buzi Jonida Shehu lot
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.