Situata politike në Britani nuk është aspak e qetë. Dominic Cummings, nga krahu i djathtë i kryeministrit britanik Boris Johnson, tashmë i kthyer në armik. Ai u ka kërkuar konservatorëve që ta largojnë atë nga posti i kryeministrit sot, dhe jo ta lënë atë të qëndrojë si kryeministër i përkohshëm. Cummings, i cili e ka sulmuar vazhdimisht Johnson që kur u shkarkuar në nëntor 2020, shkroi në Twitter “Dëbojeni sot, ose ai do të shkaktojë masakër“.
Johnson ka vetëm dy mundësi ose të japë dorëheqjen sot, ose kundërshtarët e tij do të lëvizin çdo gurë për ta rrëzuar atë maksimumi brenda javë së ardhshme.
Kurse deputeti konservator dhe udhëheqësi i “Brexit”, Steve Baker në një prononcim për mediat britanike, ka paralajmëruar se situata kaotike me qeverinë e Johnson do të marrë fund në dy ditët e ardhshme. Baker thotë se po shqyrton “seriozisht” një ofertë të mundshme për udhëheqje. Mesa duket rënia e qeverisë është kthyer tashmë në një “fakt”, ndërsa ka filluar të diskutohet edhe se cili do të jetë pasuesi i Johnson.
