Analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.
Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer para një jave dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Mësohet se Kastriot Myftaraj ndodhej në banesë me nënën e tij të moshuar rreth 90-vjeçe kur ka marrë veprimin ekstrem për t’i dhënë fund jetës.
Hetuesit po marrin në pyetje të moshuarën për të mësuar momentet e fundit të të birit, bisedën që mund të kenë bërë apo shqetësimet që mund të ketë vënë re tek 60 vjeçari.
