Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kastrati tërhiqet nga blerja e Euronews Albania

18:40 / July 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Euronews Albania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania Kastrati SH.A ka ndërruar mendje nga plani për të blerë televizionin Euronews dhe ka hequr dorë nga kontrata me vlerë 2.37 milionë euro, duke ia rikthyer aksionet pronarit të mëparshëm Theodhoro Çami.

Kontrata e depozituar në regjistrin e biznesit qkb.gov.al tregon se të mërkurën më 6 korrik, palët kanë rënë dakord me mirëkuptim për të anuluar kontratën e 11 prillit dhe se nuk kanë pretendime të mëtejshme kundrejt njëra-tjetrës.

Euronews Balkans u themelua në vitin 2018 pas një kontrate franchise tetëvjeçare të lidhur mes kompanisë Inter Media Group, e cila ka edhe aktivitete të tjera në fushën e medias me kompaninë Euronews me bazë në Lion të Francës, në bazë të së cilës, kompania shqiptare përdor emrin, formatin dhe materialet e Euronews për një televizion informativ njëzet e katër orësh në Shqipëri si dhe në vendet e tjera të Ballkanit me popullsi shqipfolëse.

Gjithsesi, kompania nuk pati një ecuri shumë të mirë financiare dhe në fund të vitit 2020 arriti të kontrollonte vetëm 4.7% të tregut të reklamave, sipas të dhënave të analizuara nga BIRN.

Bilanci i Intermedia tregon se në vitin 2020, kompania kishte asete totale prej 724 milionë lekësh, ndërsa kapitali aksioner ishte minus 49.7 milionë lekë. Kjo do të thotë se kapitali i saj fillestar është shpenzuar tashmë për të mbuluar humbjet e akumuluara përgjatë viteve.

Shefqet Kastrati është pronari i shumë kompanive me aktivitete në fusha të ndryshme, nga tregtia e karburantit te turizmi apo ndërtimi si dhe disponon kontratat e koncesioneve të aeroportit të Rinasit dhe të autostradës Rrëshen-Kalimash.

Marrëveshja për revokimin e kontratës së shitjeve nuk jep shpjegime për shkaqet e prishjes së marrëveshjes së parë.

Tregu i televizioneve në Shqipëri konsiderohet gjerësisht si i mbingopur me operatorë, me shumë televizione informative 24 orëshe që operojnë në një treg shumë të vogël. Megjithatë, interesi për të investuar në televizione nuk mungon. Më herët këtë vit grupi Balfin bleu televizionin SCAN për 700 mijë euro.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.