Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Albana Vokshi: Qeveria ka instaluar regjim kundër qytetarëve, babëzia e tyre nuk pyet për asgjë

21:05 / July 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protestee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, teksa ka mbajtur fjalën ditën e sotme në protestën e organizuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha kundër rritjes së çmimeve, është shprehur se dita e sotme do të jetë një fillim për rezistencën ndaj të keqes.

Vokshi u premtoi të gjithë grave dhe nënave shqiptare që kanë frikë për largimin e fëmijëve të tyre jashtë vendit, se qeveria nuk do të gëzojë asnjë pasuri të vjedhur, asnjë qindarkë të vjedhur e se të gjithë do të dalin para drejtësisë.

Albana Vokshi: Kam qenë në shumë protesta por kjo është me emocionuesja dhe më e madhërishmja. Jam shumë e lumtur t’ju drejtohem, kam nderin të jem zëri i mijëra vajzave e grave ndaj një regjimi që mbjell frikë. Mijëra njerëz janë mbledhur, na bashkon diçka shumë e madhe, jemi njerëz të sakrificës. Sot është një ditë e mirë për Shqipërinë, për demokracinë, një ditë e keqe për Ramën dhe qeverinë e tij. Është dita ti themi nuk na gënjen, blen, tremb dot. Largohu. Për ne nuk ka më kthim mbrapa derisa ta largojmë kryeministrin më të korruptuar. Është një likoni e babëzitur që nuk pyet për shqiptarët që vuajnë. Babëzia e tyre nuk pyet për qindra mijëra të papunë, për të rinjtë që po ikin, që qytetarët nuk marrin dot shërbimin shëndetësor. Të dashur qytetarë, këta nuk do të ndalen së grabituri paratë tona. Rama ka instaluar një regjim kundër qytetarëve, kudër pensionistëve kundër njerëzve që kërkojnë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre. Ka vetëm një mënyrë për t’ia dalur, të ngrijmë zërin. Vetëm protesta është rruga e vetme që njeh Edi Rama. Nuk do të dorëzohemi, do të denoncojmë emër pas emri të gjithë. Ne jemi sot këtu për të bërë edhe një premtim, premtojmë që këta këtu nuk do të gëzojnë asnjë pasuri të vjedhur, asnjë qindarkë të vjedhur,. Këta të gjithë duhet të dalin para drejtësisë. Nuk do të ketë asnjë bankë ku ata do të fshehin pasuritë e tyre. Ka vetëm një mënyrë, vetëm duke reaguar e duke prezantuar. Le të jetë 7 korriku dita e bashkimit të të gjithë shqiptarëve që e duan Shqipërinë. Kur ngremë zërin, vetëm atëherë dëgjohet.

albana voskhi proteste Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar

08:21 / June 5, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.